Kurti i pikëlluar për vdekjen e Kaidanow: Jemi mirënjohës për shërbimin e saj
Foto: Laura Hasani

Kurti i pikëlluar për vdekjen e Kaidanow: Jemi mirënjohës për shërbimin e saj

Aktuale October 17, 2024 - 23:28

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i pikëlluar për vdekjen e Tina Kaidanow, ambasadores së parë të SHBA-së në Kosovë.

Kurti, përmes një postimi në platformën “X”, ka treguar se e ka takuar personalisht në vitit 1998.

“Thellësisht i pikëlluar kur dëgjova për ndarjen nga jeta të ambasadores Tina Kaidanow. Mbaj mend që e takova personalisht në vitin 1998, dhe dhjetë vjet më vonë, ajo u bë ambasadorja e parë e SHBA-së në Kosovë. Ne jemi mirënjohës për shërbimin e saj”, ka shkruar Kurti në X.

Diplomatja amerikane, Tina Kaidanow ka vdekur të mërkurën në moshën 59 vjeçare.

Kaidanow shërbeu në një sërë pozicionesh të larta në Departamentin e Shtetit dhe atë të Mbrojtjes, duke luajtur një rol të rëndësishëm në politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Ishte e njohur për punën e saj si ambasadore e SHBA-së në Kosovë nga viti 2008 deri në 2009, ku shërbeu si ambasadorja e parë amerikane pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.