SHSKUK-ja del me njoftim për “PrEP” që parandalon rrezikun e infektimit me HIV

SHSKUK-ja del me njoftim për “PrEP” që parandalon rrezikun e infektimit me HIV

Aktuale October 17, 2024 - 19:31

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, sot ka dal me një njoftim në lidhje me medikamentin “Parandalimi para ekspozimit [PrEP].

Ky lloj medikamente merret për të parandaluar infektimin me HIV, ndërsa merret falas në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Njoftimi i plotë nga SSHKUK-ja:

PrEP mund të merret falas në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës

Çfarë është PrEP?

Parandalimi para ekspozimit (PrEP) është një strategji parandaluese që përfshin marrjen e barnave antiretrovirale nga persona HIV-negativ me rrezikshmëri të lartë, për të zvogëluar ndjeshëm rrezikun e infektimit me HIV.

PrEP zvogëlon rrezikun e infektimit me HIV përmes marrëdhënieve seksuale rreth 99% të rasteve, kur merret në mënyrë të rregullt dhe siç është e rekomanduar.

PrEP zvogëlon rrezikun e infektimit me HIV nga injektimi i drogave rreth 74% të rasteve.

PrEP është më efektiv kur merret rregullisht, por nëse humben doza është më pak efektiv. PrEP mbron vetëm nga HIV, prandaj përdorimi i kondomëve është ende thelbësor për të parandaluar infeksione tjera seksuale (IST) dhe për mbrojtje të shtuar, nëse PrEP nuk merret siç duhet.