Shefja e UNMIK-ut viziton Beogradin para seancës për Kosovën në KS të OKB-së

Shefja e UNMIK-ut viziton Beogradin para seancës për Kosovën në KS të OKB-së

Aktuale October 17, 2024 - 17:18

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka njoftuar se ka qëndruar sot për një vizitë në Beograd ku është takuar me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, me të cilën kanë diskutuar për seancën e radhës të Këshillit të Sigurimit për Kosovën, shkruan Express.

Ziadeh ka thënë se është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të prioritizojnë dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe përkushtimin e UNMIK-ut për promovimin e paqes në rajon.

“Përpara sesionit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, Ziadeh u takua me presidenten e Asamblesë Kombëtare të Serbisë në Beograd, duke vënë në dukje rëndësinë që të dyja palët t’i japin përparësi Dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe angazhimin e UNMIK-ut për të promovuar paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajoni”, ka shkruar UNMIK./Express/