Spitali i Pejës pranon donacion 30 shtretër për pacientë
Foto: Facebook

Spitali i Pejës pranon donacion 30 shtretër për pacientë

Aktuale October 17, 2024 - 11:55

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka pranuar donacion 30 shtretër për pacientë.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, raporton Zeri.info.

Sipas njoftimit, bëhet e ditur se donacioni erdhi si iniciativë e famullitarit të kishës katolike “Shën Katarina” në Pejë, Don Lorenci Sopi, i cili pas bisedës me drejtorin ekzekutiv, Fazli Shala, është angazhuar në sigurimin e këtij donacioni përmes Daniel Thomas dhe ndihmës së shtetit zviceran.

Postimi i plotë:

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka pranuar si donacion 30 shtretër për pacientë.

Ky donacion erdhi si iniciativë e famullitarit të kishës katolike “Shën Katarina” në Pejë Don Lorenci Sopi, i cili pas bisedës me drejtorin ekzekutiv Dr. Fazli Shala është angazhuar në sigurimin e këtij donacioni përmes z. Daniel Thomas dhe ndihmës së Shtetit Zviceran.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë falënderon nga zemra Don Lorenc Sopin, z. Daniel Thomas dhe Shtetin Zviceran për këtë donacion që mundëson të kemi kushte më të mira për pacientë.