Në komunën paralele të Skenderajt lëshoheshin dokumente të falsifikuara

Në komunën paralele të Skenderajt lëshoheshin dokumente të falsifikuara

Aktuale October 17, 2024 - 09:43

Policia ka dhënë detaje lidhur me kontrollin me komunën paralele të Skenderajt, që vepronte në Mitrovicë të Veriut.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dokumente dhe pajisje, të cilat vërtetojnë se në këtë objekt ilegal janë lëshuar dokumente të falsifikuara.

“Lidhur me rastin më 16.10.2024, njësitë policore, pas informacioneve të marra nga rrugët operative, kanë zhvilluar kontrolle në objektin nën pronësi të ‘Trepçës’, pasi në atë lokacion ishte duke funksionuar komuna paralele e Skenderajt. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dokumente dhe pajisje, të cilat vërtetojnë se në këtë objekt ilegal janë lëshuar dokumente ilegale të falsifikuara. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.