Familja e Faton Hajrizit sot dorëzon padi dhe kallëzime penale ndaj Kurtit, Bislimit e Haxhiut

Familja e Faton Hajrizit sot dorëzon padi dhe kallëzime penale ndaj Kurtit, Bislimit e Haxhiut

Aktuale October 17, 2024 - 08:03

Avokati i familjes së Faton Hajrizit, Gent Gjini, do të dorëzojë padi dhe kallëzime penale ndaj kryeministrit Albin Kurti, zëvendësit të tij, Besnik Bislimi dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Këtë avokati Gjini pritet ta bëjë sot në orën 13:30, teksa në një njoftim për media ai tha se padinë do ta bëjë për, sipas tij, fyerje ndaj Faton Hajrizit.

Ai tha se fjala “kriminel” ishte arsyeja kryesore se pse do të bëhet kjo padi.

I pranishëm aty do të jetë edhe vëllai i Fatonit, Artan Hajrizi.

Faton Hajrizi u vra më 19 korrik në Lloznicë të Serbisë.