Parashikimi i motit për sot
Foto: Laura Hasani

Parashikimi i motit për sot

Aktuale October 17, 2024 - 07:58

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët.

IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

Në mëngjes në shumë territore parashihet mjegull.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.