
Tina Kaidanow, ambasadorja e Pavarësisë
Aktuale
October 16, 2024 - 22:45
Sot është njoftua se ka vdekur Tina Kaidanow, e cila ishte emëruar ambasadorja e parë e SHBA-së në Kosovë menjëherë pas pavarësisë në vitin 2008, duke u bërë ambasadorja e parë e SHBA-së në Kosovën e pavarur.

Tina Kaidanoë, ditën që u shpall pavarësia e Kosovës, më 17 shkurt 2008, u bë ambasadorja e parë e SHBA-së në republikën e re.

Ajo kishte bashkëpunuar ngushtë me liderët kosovarë në kohës sa ishte ishte shefe e misionit të SHBA-së në Prishtinë, duke e quar vendin drejt pavarësisë dhe përmbylljes së administrimit nga OKB-ja, transmeton Zeri.info.

Kjo diplomate njihej për qëndrime të forta politike, ndërsa në Kosovë shërbeu si ambasadore deri në maj të vitit 2009, kur u pasua nga ambasadori Christopher Dell.
