Vdes ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow

Vdes ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow

Aktuale October 16, 2024 - 22:19

Gjatë mbrëmjes së sotme u nda nga jeta ish ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow, raporton Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur, Skender Hyseni përmes një postimi në Facebook, ku shkroi për kontributin e saj për pavarësinë e Kosovës.

Ajo u angazhua në përgatitjen e Kosovës për shpalljen e pavarësisë. Tina ishte një diplomate dhe grua e fortë e cila Kosovën dhe popullin e saj e donte me gjithë qenien e saj.