Abazi: Më kërkesë të Kurtit Lista Serbe erdhi në seancën për zgjedhjen e presidentes

Abazi: Më kërkesë të Kurtit Lista Serbe erdhi në seancën për zgjedhjen e presidentes

Aktuale October 16, 2024 - 21:44

Ish-deputeti i Vetëvendosjes tani deputet i pavarur, Haki Abazi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, kanë negociuar me Listën Serbe edhe për votat për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

Ndonëse nuk ka përmendur emër se kush e ka bërë, Abazi ka thënë se negocimi është bërë përmes një deputeti.

“Ka indikacione që Kusari bashkë me Kurtin kanë negociuar me Listën Serbe edhe për votat për presidenten. Ai që e ka ba ndërmjetësimin le ta konfirmon, deputet i parlamentit të Kosovës. Lista Serbe është paraqit me kërkesën e Kurtit në rastin e votimit të Presidentes. Që nga fillimi janë bërë pazare politike”, ka thënë Abazi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Ndryshe, deputeti Behgjet Pacolli ka thënë se në prani të Kurtit dhe Osmanit ka biseduar me Radoiçiqin për votat e Listës Serbe për zgjedhjen e presidentes.