Kriza për ushqim e FSK-së, Maqedonci: Nuk e kam në mend të jap dorëheqje, kam bërë hapat e duhur si ministër
Deputetët e opozitës lëshuan një mal me kritika për ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga AAK-ja të hënën e 14 shtatorit, për të diskutuar për problemet me ushqim në FSK, ku VV nuk morri pjesë.
Opozitarët kërkuan edhe dorëheqjen e ministrit Maqedonci.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, atë ditë tha në Kuvend se Ministri Maqedonci do të mbahet mend si një ministër që e la ushtrinë e vet pa bukë.
Në lidhje me këto deklarata ka folur ministri Maqedonci, i cili ka theksuar se nuk e ka ndërmend të dorëhiqet.
“Nuk është e vërtetë që kam kërkuar dorëheqjen. Çdo veprim që ndërmarr jam i vetëdijshëm. Unë vlerësoj se kam bërë hapat e duhura që duhet të bëjë një ministër dhe as e kam ndërmend të dorëhiqem. Unë do të vazhdoj të shtyjë përpara në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse në Republikën e Kosovës”, tha ai për A2 CNN.