Mostransmetimi i debatit parlamentar në RTK 1, PDK-ja thërret konferencë për media
Aktuale
October 16, 2024 - 14:15
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka konfirmuar se do të thërrasin konferencë për media, pasi RTK-ja nuk e transmetoi në kanalin e parë fillimin e seancës së Kuvendit të Kosovës.
Ai tha se kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.
“Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që RTK-ja të transmetojë një seancë të Kuvendit në kanalet alternative. Kjo ndodhi pikërisht sot, kur prisnim të adresonim aferat korruptive të këtij pushteti, duke dëshmuar kapjen e këtij mediumi nacional nga ‘kapelat e Dejonës’. Përballë këtij akti, ne, shefat e Grupeve Parlamentare të opozitës, do t’u drejtohemi qytetarëve në një konferencë për media në orën 14:30, përballë zyrave të RTK-së”, tha ai.