Bajrami: RTK-ja s’e transmeton drejtpërdrejt seancën, kjo është kapje e institucioneve
Aktuale
October 16, 2024 - 13:54
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi Radio Televizioni i Kosovës nuk e ka transmetuar drejtpërdrejt seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.
Bajrami, përmes një fotografie të publikuar në Facebook, e ka vlerësuar si “kapje e institucioneve” nga Qeveria.
“Të nderuar qytetarë të këtij vendi,
Derisa në Kuvendin e Kosovës po mbahet seancë për shlyerjën e paligjshme të borxheve të ambalazhusëve të ujit RTK 1, televizioni publik që financohet nga taksat e qytetarëve ka këtë pamje.
Kjo është kapja e institucioneve, kundër të cilës janë zgjedhjet e 9 shkurtit”, shkruan Bajrami.