Haliti ironizon me mosprezencën e deputetëve të LVV-së në seancë: Përshëndetje zotërinj me kapuça të zinj!
Foto: Laura Hasani

Haliti ironizon me mosprezencën e deputetëve të LVV-së në seancë: Përshëndetje zotërinj me kapuça të zinj!

Aktuale October 16, 2024 - 13:51

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka ironizuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që sot po mungojnë në seancën ku është duke u debatuar për çështjen e faljes së borxheve për ambalazhuesit e ujit.

Ai i përshëndeti përmes kapelave të zeza, që PDK-ja ua vendosi sot në ulëset e tyre.

“Përshëndetje deputetë, z. kapuça të zinj ose zotëri me kapuça të zinj dhe të dashur qytetarë dhe media”, tha Haliti.