Punimet e paplanifikuara lënë pa ujë disa lagje të Prishtinës
Foto: Zëri / Ilustrim

Punimet e paplanifikuara lënë pa ujë disa lagje të Prishtinës

Aktuale October 16, 2024 - 13:47

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka bërë me dije se ka ndërprerje të furnizimit me ujë në disa lagje të Prishtinës.

Krejt kjo shkaku i disa punimeve teknike të paplanifikuara.

“Ju njoftojmë se për shkak të disa punimeve teknike të paplanifikuara, kemi ndërprerje të furnizimit me ujë / ‘Bregu i Diellit’ prej banesave të bardha deri te qendra ‘Hyzri Talla’ dhe lagjja ‘Kalabria’”, thuhet në një njoftim të ujësjellësit të kryeqytetit.