Selmanaj i kundërpërgjigjet Mihalit, që e quajti “horr” Isa Mustafën: Simiqi qenka “brate”
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka komentuar bisedën e koordinatores së LVV-së, Dejona Mihali dhe ish-kryeshefit të KEK-ut Nagip Krasniqi e ku në një pjesë të bisedës Mihali e quan “horr” Isa Mustafën.
Ai tha se është një problem serioz për ata që Simiqin e quajnë vëlla e Mustafën horr.
“Nëse këta mendojnë që Isa Mustafa dhe LDK-ja qenkan ‘horra’, e Simiqi qenka ‘brate’, ose vëlla këtu qenka një problem serioz të nderuar që po na shikoni. Kush janë këta njerëz këtu. Në momentin që ne dalim e flasim për këto fenomene këta dalin e thonë këta janë të Serbisë, a në fakt shumë gjëra lidhen kështu ndoshta edhe rastësisht”, tha ai.
“Pse Nagip Krasniqi merr pare nga GEN-i i Serbisë? Pardje doli në media që ky Naser Hafizi paska edhe nënshtetësi të Serbisë. Pse konsultohen këta me një kriminel që ndiqet nga SHBA-ja? Pse këta e quajnë vëlla një serb? A janë të rëndësishme këto? Hajde po e them mendoni ju. Në ndërkohë me i fy shqiptarët, kolegët shqiptar, njerëzit që kanë dhënë shumë kontribut për këtë vend qenka shumë e lehtë shumë e thjeshtë”, ka thënë ai.