Mbrojtja e afërt e presidentes shtyn gazetarin, ndërhyn Osmani: Mos e prek - mos e prek
Aktuale
October 16, 2024 - 13:24
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një paraqitje të saj të mërkurën është pyetur në lidhje me situatën në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Derisa po ecte, gazetarët patën shumë pyetje dhe në një moment sigurimi i presidentes është parë duke shtyrë njërin prej tyre.
“Mos e, mos e…”, dëgjohet duke thënë presidentja, derisa e ndalon dhe u kërkon gazetarëve të nisin pyetje me shkrim.