Kurti thekson rëndësinë e kujdesit shëndetësor ndaj kancerit të gjirit
Foto: Laura Hasani

Kurti thekson rëndësinë e kujdesit shëndetësor ndaj kancerit të gjirit

Aktuale October 16, 2024 - 12:47

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kanë marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Arsimit, në bashkëpunim me OJQ “Jeta/Vita”, në kuadër të Muajit Sensibilizues për Kancerin e Gjirit.

“Ne jemi vetë përgjegjës për mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj shëndetit, sidomos vajzat dhe gratë. Kjo sëmundje kërkon kujdes më të shtuar. Tashmë kanceri i gjirit është një nga kanceret më të trajtueshme. Edhe Qeveria e Kosovës është kujdesur për trajtimin e kësaj sëmundjeje, duke ofruar falas mamografitë dhe kushte të tjera për trajtimin dhe parandalimin e kancerit të gjirit”, tha mes të tjerash Kurti.

Ndërkaq, ministrja Arbërie Nagavci ritheksoi rëndësinë për kujdesin shëndetësor.

“Ne kemi mundësi dhe kushte më të mira për trajtim, e po ashtu edhe shkollat janë forumet ku rritet ndërgjegjësimi ndaj kancerit të gjirit. Këtë muaj kemi punuar edhe më shumë rreth edukimit të sëmundjeve të ndryshme dhe kemi krijuar mjedise të shëndetshme”, theksoi Nagavci.

Nafije Latifi, drejtoreshë e organizatës “Jeta/Vita”, u bëri thirrje pjesëmarrësve të kenë kujdes për shëndetin e tyre dhe të familjarëve.

“Bëni kontrolle dhe momografi, sepse vetëm kujdesi i hershëm është mbijetesë”, ka theksuar ajo.

Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit është kyç për trajtimin e suksesshëm të kësaj sëmundjeje. /rtk