PDK-ja vendos kapela të zeza në secilën ulëse të deputetëve të LVV-së [foto]
Aktuale
October 16, 2024 - 12:33
Për shkak të përgjimeve që janë publikuar këtë javë në media, ku protagoniste ka qenë Dejona Mihali nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Nagip Krasniqi, ish-kryeshef i KEK-ut, është thirrur sot seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.
Mirëpo, Lëvizja Vetëvendosje e ka bojkotuar edhe sot këtë seancë, raporton Zeri.info.
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), përmes një aksioni simbolik, kanë vendosur kapela të zeza në secilën ulëse të deputetëve të LVV-së.
Ky aksion ka ardhur pasi në përgjimet që janë publikuar kapelat e zeza janë përmendur në bisedën mes Mihalit dhe Krasniqit. /Zëri