Shkaku i punimeve, rruga Gjilan – Prishtinë do të bllokohet nga ora 14:30 deri në 16:00

Shkaku i punimeve, rruga Gjilan – Prishtinë do të bllokohet nga ora 14:30 deri në 16:00

Aktuale October 16, 2024 - 12:27

Policia në Gjilan ka njoftuar se për shkak të disa punimeve që do të zhvillohen sot në aksin rrugor Gjilan – Prishtinë, gjegjësisht në fshatin Parallovë, duke filluar nga ora 14:30 e deri në ora 16:00, do të ridrejtojë trafikun për automjetet që qarkullojnë nëpër fshatin Parallovë, aksi rrugor Gjilan – Prishtinë dhe anasjelltas, pasi kjo pjesë e rrugës do të jetë e bllokuar dhe nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik.

“Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik që përgjatë këtij intervali kohor të shfrytëzojnë rrugët alternative si:

Qytetarët që qarkullojnë në drejtimin Gjilan – Prishtinë të shfrytëzohet rruga Ponesh – Gadime, e cila shpie në magjistralen Ferizaj – Prishtinë dhe;

Qytetarët që qarkullojnë në drejtimin Prishtinë – Gjilan të shfrytëzohet rruga tek udhëkryqi në fshatin Llabajn të merret drejtim në të majtë, rruga që shpie në drejtim të fshatit Prekoc – Makresh - Stanishor – Gjilan”, thuhet në njoftim.