Pas Sarrazinit, edhe Rohde e godet Dodikun për bllokadën e heqjes së vizave ndaj Kosovës
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka shkruar lidhur me qëndrimin e dhënë dje nga emisari gjerman Manuel Sarrazin në pyetjen e gazetës Express lidhur me heqjen e vizave nga Kosova për shtetasit e Bosnjë e Hercegovinës dhe bllokadës së Millorad Dodikut.
Rohde ka thënë se Sarrazini e ka vlerësuar vendimin e Kosovës për të lejuar udhëtimin pa viza për qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës, duke e cilësuar si një hap pozitiv në frymën e Procesit të Berlinit.
Ambasadori Rohde gjithashtu ka shkruar edhe për qëndrimin bllokues të Millorad Dodikut si pasojë e të cilit Bosnja s’po arrin të marrë vendim për heqjen e regjimit të vizave për kosovarët.
Rohde thotë se një qëndrim i tillë tregon mospërfillje për lirinë e lëvizjes të popullit të tij dhe shpërfillje ndaj progresit.
ë WEB envoy @ManuelSarrazin praised ë's decision to allow visa-free travel for ë citizens—a positive step in the spirit of the #BerlinProcess!
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 16, 2024
Meanwhile, @MiloradDodik’s blockade of visa-free travel for ë citizens shows disregard for his people's freedom of movement +progress
Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në një konferencë për gazetarët të mbajtur një ditë pas Samitit të Procesit të Berlinit, ka thënë se vendimi i Kosovës për të hequr regjimin e vizave për shtetasit e Bosnjës është një hap pozitiv dhe fryma e vërtetë e Procesit të Berlinit.
Gjithashtu Sarrazini ka thënë se Gjermania që nga viti 2022 kërkon nga Dodiku heqjen e vetos kombëtare për të zhbllokuar vendimmarrjen rreth lejimit të kosovarëve për të udhëtuar drejt Bosnje e Hercegovinës vetëm më letërnjoftim.
Sarrazin e ka bërë të qartë se kjo është shumë e rëndësishme që të ndodhë dhe ka theksuar se s’do të ketë “karamele” për Dodikun në këmbim të heqjes së vetos.