Përplasjet për “bukën” e ushtrisë, LVV-ja opozitës: Ata vetëm 4 milionë, ne shpenzuam 250 milionë euro për armatim
Lëvizja Vetëvendosje po përpiqet t’u përgjigjet akuzave, pasi dolën komunikime të koordinatores së komiteteve në këtë parti Dejona Mihali me ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe shefes së Grupit Parlamentar Mimoza Kusari-Lila me zyrtarë të Listës Serbe, duke përfshirë Millan Radoiçiqin.
“Pse gjithë ky siklet me qeverinë ‘Kurti’?!”, shkruan LVV-ja në një postim në Facebook.
Sipas partisë në pushtet, “sulmet” ndaj Qeverisë për çështjen e ushqimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës po bëhen për shkak të shpenzimeve për blerjen e armatimit.
“Vetëm 4 milionë euro i kanë shpenzuar për blerje të armatimit ata që sot kinse shqetësohen për ushtrinë. Qeveria ‘Kurti’ për 3 vjet e gjysmë ka shpenzuar rreth 250 milionë euro për blerje të sistemeve të armatimit”, shkruan LVV-ja.