Hoti i gëzohet hapjes së kapitujve për anëtarësim të Shqipërisë në BE
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se hapja e kapitujve për anëtarësim të Shqipërisë në BE është arritje e rëndësishme për të gjithë shqiptarët.
Në një postim në Facebook, ai thotë se me anëtarësimin e Shqipërisë në BE fuqizohemi politikisht dhe ekonomikisht.
“Shqipëria hapi kapitujt për anëtarësim në BE. Kjo është arritje e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë shqiptarët. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO i ka vendosur gjithë shqiptarët në rajon nën mbrojtjen e NATO-s. Me anëtarësimin e Shqipërisë në BE fuqizohemi politikisht dhe ekonomikisht. Urime Shqipërisë, Qeverisë së Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve”, shkroi Hoti.
Ai po ashtu thotë se që dy vjet nuk ka mbledhje të përbashkëta të dy qeverive për të avancuar më tutje harmonizimin e politikave ekonomike e sociale, arsimore e shëndetësore, ambientale, energjetike e infrastrukturore.