Rama: Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Evropën e Bashkuar
Aktuale
October 16, 2024 - 08:54
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar pas hapjes së grupkapitullit të parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Rama tha se e marta e 15 tetorit ishte një ditë e paharrueshme për Shqipërinë.
Ai theksoi se Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Evropën e Bashkuar.
“Me të gjithë forcën e të vërtetave të arritjeve të mundimshme të këtyre viteve, të cilat morën të gjithë vlerësimin e merituar më në fund, si edhe me bindjen më të fortë se kurrë se Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në oborrin e Familjes së Evropës së Bashkuar në Bruksel, ju uroj të gjithëve një ditë të re të gëzuar”, shkroi Rama.