Osmani dhe Jeta-Vita, dhuruan pako onkologjike për gratë e prekura nga kanceri i gjirit
Foto: Facebook

Osmani dhe Jeta-Vita, dhuruan pako onkologjike për gratë e prekura nga kanceri i gjirit

Aktuale October 15, 2024 - 19:53

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me Jeta-Vita, kanë vizituar Klinikën e Onkologjisë në QKUK, ku për të tretin vit radhazi, dhuruan pako onkologjike për gratë e prekura nga kanceri i gjirit.

Këtë e ka bërë të ditur vet Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook, raporton Zeri.info.

" Ky muaj na rikujton rëndësinë e qëndrimit së bashku në luftën kundër kancerit të gjirit, ndërgjegjësimit dhe ofrimit të mbështetjes për të gjithë ato gra që kanë nevojë të jemi me to në këtë përballje, thuhet në postim.

Postimi i plotë:

Për të tretin vit radhazi, Presidenca, së bashku me Jeta-Vita, dhuruan pako onkologjike për gratë e prekura nga kanceri i gjirit gjatë #TetoriRozë .

Ky muaj na rikujton rëndësinë e qëndrimit së bashku në luftën kundër kancerit të gjirit, ndërgjegjësimit dhe ofrimit të mbështetjes për të gjithë ato gra që kanë nevojë të jemi me to në këtë përballje.

Duke rritur ndërgjegjësimin dhe duke ofruar mbështetje, ne avokojmë për zbulimin e hershëm dhe sigurojmë që të gjitha gratë të marrin kujdesin e merituar.