Hovenier: SHBA-ja mbetet e palëkundur në mbështetjen ndaj misionit të NATO-s në Kosovë
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se Amerika mbetet e palëkundur në mbështetjen ndaj misionit të NATO-s në Kosovë
Hovenier në një postim të tij në platformën X tha se ishte privilegj pjesëmarrja na ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it në Kosovë, ceremoni kjo e cila u mbajt të premten që shkoi.
Në një postim në “X”, Hovenier shprehu vlerësim të thellë për udhëheqjen dhe shërbimin e Ozkan Ulutashit ndërkaq i uroi mirëseardhje të ngrohtë gjeneralmajorit italian, Enrico Barduanit.
“Ishte privilegj të merrja pjesën në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it. Vlerësim të thellë për udhëheqjen dhe shërbimin e Ulutashit, dhe mirëseardhje të ngrohtë për Barduanin ndërsa merr komandën e këtij misioni kritik. Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për misionin e NATO-n, në sigurimin e lirisë së lëvizjes dhe mjedisit të sigurt në Kosovë”, ka shkruar ambasadori amerikan në Kosovë.
It was a privilege to attend the @NATO_KFOR Change of Command ceremony. Deep appreciation for MG Ulutaë’s leadership and service, and a warm welcome to MG Barduani as he takes command of this critical mission. The United States remains steadfast in its support for @NATO’s mission… pic.twitter.com/I9YBbVFwDA
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 15, 2024