Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për mbi 100 vende pune në kuzhinat e FSK-së
Aktuale
October 15, 2024 - 11:45
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se ka hapur konkurs për 106 vende të reja të punës në kuzhinat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në këtë konkurs i cili do të jetë i hapur deri më 24 të këtij muaji, po kërkohen 25 kuzhinierë, 23 ndihmëskuzhinier, 42 shpërndarës ushqimi dhe 16 pastrues, transmeton Zeri.info.
FSK-ja këto ditë ka qenë në qendër të debatit për shkak të përfundimit të kontratës së kompanisë e cila ka furnizuar ushtarët me ushqim, e kjo ka sjellur edhe vështërsi në furnizimin me ushqim për FSK-në. /Zëri