“BE-ja është treguar e padrejtë”, Rama: Luftojmë korrupsionin, funksionon drejtësia e pavarur
Në konferencën e dytë ndërqeveritare në Luksemburg, kryeministri shqiptar, Edi Rama u shpreh se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e Bashkimit Evropian, ndërsa shtoi se janë bërë përparime dhe shumë reformat e ndërmarra kanë sjellë sukses.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se BE-ja ndonjëherë është treguar edhe e padrejtë ndaj Shqipërisë.
“Kjo sot përbën një arritje të madhe qoftë për Shqipërinë edhe për BE dhe shënjon një gur themeli në rrugëtimin e përbashkët. Dje isha në Berlin dhe një gazetar më pyeti nëse Shqipëria ka një plan B nëse BE vonon procesin siç ka bërë në të shkuarën. Ndonjëherë BE është treguar edhe e padrejtë, u tregua edhe e padrejtë ndaj nesh. Megjithatë ne shqiptarët nuk mund të kemi një plan B kur vjen fjala për lirinë individuale, apo sundimin e ligjit. Zgjidhja e një alternative ndaj anëtarësimit të plotë në BE do të ishte të hiqje dorë nga mënyra e jetesës. Për ne nuk është retorikë pro evropiane është çështje jete apo vdekje për ëndrrën tonë për t’u lënë brezave tonë një vend ku liria funksionon për gjithkënd. Shqipëria ka përmbushur të gjitha parakushtet për nisur këtë fazë të anëtarësimit. Kjo duke nxitur një sistem gjyqësor më transparent dhe në historinë tonë për herë të parë po shohim hetime të profilit të lartë dhe figura politike që po gjykohen apo dënohet pavarësisht lidhjeve politike. Do ta bëjmë këtë, institucionet tona të reja të drejtësisë po shënojnë përparime domethënëse krahas agjencive ligjzbatuese të partnerëve evropianë. Do ta bëjmë këtë duke vazhduar edhe më tej. Ne kemi zbatuar një kuadër ligjo bazuar në standard të këshillit të Evropës”, tha Rama, shkruan AbcNews.