Sveçla: Inteligjenca artificiale, mjet i fuqishëm në luftimin e terrorizmit
Foto: Laura Hasani

Sveçla: Inteligjenca artificiale, mjet i fuqishëm në luftimin e terrorizmit

Aktuale October 15, 2024 - 10:38

Qendra Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit (ACCET) të martën ka mbajtur debatin me temën “Roli i Inteligjencës Artificiale (IA) në Luftën Kundër Terrorizmit dhe Sigurinë Kombëtare”.

Dwaine Lee, zëvendëspresident në Qendrën Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit, tha se është e domosdoshme që inteligjenca artificiale të përdoret për të luftuar terrorizimin.

 

Por kërkoi që të kohet shumë kujdes në këtë drejtim ngase edhe terroristët e përdorin inteligjencën artificiale për qëllimet e tyre.

“E gjithë ideja është të mbajmë njerëzit e këqij larg dhe t’i mbajmë njerëzit e mirë ngushtë dhe të lidhur. Është me të vërtetë pikëlluese nëse mendoni që miliarda njerëz të mirë janë në fund të hinkës, ata kanë ankesa dhe janë të frustruar, por ata protestojnë në mënyrë paqësore. Jemi të lumtur që po sigurojmë që askush në Kosovë mos të mbetet në fund të hinkës”.

“Inteligjenca artificiale mund të ketë një ndikim pozitiv në zbulimin dhe parandalimin e terroristëve, por është edhe e rrezikshme sepse edhe ata njerëz e përdorin këtë mjet. Synimi ynë është që në të gjithë botën të kemi një vend më të sigurt për ne”, ka thënë Lee.

Kujdes të shtuar dhe masa parandaluese përmendi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

 

Krejt kjo ngase sipas tij, edhe pse inteligjenca artificiale mund të konsiderohet mjet i fuqishëm në luftimin e terrorizmit, po përdoret edhe për krijimin e des-informatave për qëllimet e tyre dashakeqe.

Ministri pohoi se teknologjia duhet të përdoret për në mënyrë të përgjegjshme dhe të ligjshme.

 

“Terrorizmi ka filluar të evoluojë, fatkeqësisht edhe Kosova është përballuar sidomos në vitet e fundit. Ministria jonë ka zhvilluar dy strategji atë kundër terrorizimit dhe strategjinë kibernetike. Këto strategji theksojnë jo vetëm kapacitetet njerëzore, por edhe përmirësimin e kapaciteteve tona. Ne sigurisht i kemi të gjitha ata policë që po pajisjen me njohuri të reja dhe jemi në proces të operacionalizimin për sulmet kibernetike”.

Image

“Ne tashmë kemi pranuar se AI është mjet i fuqishëm në luftimin e terrorizmit në shumë fusha. Na mundëson qasjen e të dhënave dhe mund të bëjë gjurmimet e terroristëve. Ne mendojnë që AI mund të ndihmojë edhe në transaksionet e dyshimta. Inteligjenca Artificiale nuk është pa sfidat e saj edhe terroristët janë duke shfrytëzuar ketë program për të krijuar des-informata për qëllimet e tyre dashakeqe”.

 

“Me zhvillimin e inteligjencës në një mënyrë nxit bashkëpunimin nder sektorial në politika më të forta dhe më të qëndrueshme. Ka rrezik që në ndjekjen e këtyre informacione sepse e drejta e informatave personale mund të shkelen, por ka etikë dhe adresohen. Duhet të kemi parasysh që të kemi ekuilibër mes të dyve, ne duhet të krijojmë një bilanc dhe të sigurohemi që teknologjia të përdoret në mënyrë të përgjegjshme dhe të ligjshme. Kam besim që ne mund të arrimë në paqe dhe siguri në kombet tona”, ka thënë Sveçla.

Edward Anderson, drejtor i Departamentit për Siguri dhe Siguri Publike në OSBE, bëri thirrje që inteligjenca artificiale të përdoret vetëm për çështje të rëndësishme dhe në të mirë të qytetarëve, raporton EO.

 

“Kjo është një temë që e prek të gjithë, sepse inteligjenca artificiale është zhvilluar në shpejtësi të madhe. Tani kur kthehemi mbrapa e kuptojmë se sa të fuqishëm duhet të jemi kjo është me të vërtetë një ekuacioni shumë i vështirë për të zgjidhur”.

“Kosova po bëhet një vend historik me të vërtetë sepse për një kohë shumë të shkurtër po merrni shumë gjëra përsipër. Duhet të keni një përcaktim të fortë për ta bërë këtë. Mos e përdorni inteligjencën artificiale për gjithçka, por vetëm për të mirë. Duhet të kuptojmë shumë shpejt për kundërshtarët tanë ta kapim hapin. Inteligjenca artificiale është e pandashme, për këto ngjarje janë historike”, ka thënë Anderson.

Image