Shqipëria hap kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në BE
Shqipëria hapë kapitujt e parë në procesin e negociatave të anëtarësimit me çfarë nisë zyrtarisht rrugëtimi i shtetit drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian(BE).
Në konferencën ndërqeveritare që do mbahet në Luksemburg, do hapet grup-kapitulli i parë që ka të bëjë me sundimin e ligjit.
Shqipërinë në këtë konferencë do e përfaqësojë kryeministri Edi Rama.
Ky grup ka 5 kapituj, që përfshijnë mes tjerash gjyqësorin, drejtësinë, funksionimin e institucioneve demokratike apo reformën e administratës.
Ky grup-kapitull i referohet të ashtuquajturës “themelores” dhe në procesin e negociatave të anëtarësimit hapet i pari dhe përmbyllet i fundit.
Përparimi në sundimin e ligjit është esencial për secilin vend që negocion anëtarësimin me BE-në.
Mungesa e përparimit mund të çojë në ngecje eventuale të tërë procesit.
Heqja e vetos greke mundësoi që Shqipëria të nisë rrugëtimin evropian, por edhe ndarjen nga Maqedonia e Veriut me të cilën ishte në një grup. Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë e bllokuar nga ana e Bullgarisë për shkak të çështjeve bilaterale.
Shqipëria është shtet kandidat në BE që nga viti 2019. /rtk