Rama e përmend thënien e gjyshes së tij për ta përshkruar çështjen mes Kosovës dhe Serbisë
Kryeministri i Shqipërisë ka bërë disa komente të rëndësishme mbi marrëdhëniet me Serbinë dhe çështjen e Kosovës.
Duke theksuar rëndësinë e përmirësimit të marrëdhënieve me fqinjët, ai përmendi se “fqinjët nuk mund t’i zgjedhësh, por gjithmonë duhet të punosh për t’i ruajtur dhe përmirësuar ato”.
Ai ndau një mësim të trashëguar nga gjyshja e tij, duke thënë: “Gjyshja ime ishte një grua e mençur. Ajo gjithmonë thoshte: fqinjë të lumtur, të lumtur në shtëpi”.
Sipas kryeministrit, kjo filozofi qëndron pas vendimit të tij për të ndryshuar qasjen ndaj Serbisë, duke përmendur vizitën e tij historike në Beograd, e cila ishte e para në 68 vjet për të rivendosur marrëdhëniet me Serbinë.
Në lidhje me Kosovën, ai theksoi dallimet thelbësore mes dy vendeve.
“Serbia ende e injoron realitetin se Kosova është një shtet i pavarur dhe kthim nuk ka,” deklaroi ai raporton tch.
Megjithatë, kryeministri theksoi se, për të siguruar një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm, duhet të pranohet ky mosmarrëveshje dhe të vazhdohet puna për çështje të tjera me interes të përbashkët.
Ai gjithashtu vuri në dukje se, edhe pse Serbia mban lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën – diçka që Shqipëria nuk do ta ndjekë kurrë – nevoja për paqe të qëndrueshme është një prioritet i përbashkët që duhet të mbetet në qendër të marrëdhënieve.