Gjeloshaj i ashpër me Frontin Demokratik: E njohët Kosovën duke u bërë pjesë e Qeverisë, vendimi i Malit të Zi i pakthyeshëm

Gjeloshaj i ashpër me Frontin Demokratik: E njohët Kosovën duke u bërë pjesë e Qeverisë, vendimi i Malit të Zi i pakthyeshëm

Aktuale October 14, 2024 - 14:33

Nik Gjeloshaj, zëvendëskryeministër dhe njëherësh ministër i Ekonomisë në Qeverinë e Malit të Zi, ka thënë se me hyrjen në qeverinë malazeze, partia e atjeshme Fronti Demokratik (DF) e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur.

“Ata mund të ndjejnë çfarë të duan, të gënjejnë veten dhe votuesit e tyre, por me hyrjen në Qeverinë e Malit të Zi, DF njohu Kosovën si shtet të pavarur, siç u njoh nga qeveria dhe shteti i Malit të Zi”, tha Gjeloshaj që është edhe kryetar i Alternativës Shqiptare.

Sipas tij, deklaratat që nuk nënkuptojnë asgjë as de jure as de fakto dhe arsyetimet (gënjeshtra), janë pjesë e folklorit të DF-së për votuesit, dhe vendimi i shtetit të Malit të Zi për statusin e Kosovës është i pakthyeshëm.

“Nëse DF nuk e njeh Kosovën, mund të largohen nga Qeveria, sepse Qeveria e Malit të Zi e njeh Kosovën e pavarur dhe duke qenë në Qeverinë e Malit të Zi, de jure dhe de fakto, njohin edhe pavarësinë e Kosovës. Është absolutisht e parëndësishme nëse DF në mënyrë deklarative mbështet diçka apo jo”, deklaroi politikani shqiptar, raporton Pobjeda, transmeton Klankosova.tv.

Sepse për këto çështje, siç shtoi ai, “ju nuk vendosni absolutisht asgjë dhe nuk keni asnjë ndikim”.

Përfaqësuesi i këtij grupi politik, që është edhe anëtar i Partisë Popullore Demokratike të Malit të Zi Milun Zogoviq tha se nëse partia e tij do të formonte pushtetin ekzekutiv, ata do ta anulonin menjëherë vendimin për njohjen e Kosovës.

Partia proruse, Fronti Demokratik (DF) dhe Partia Boshnjake (BS) u bën pjesë e Qeverisë së Malit të Zi, pasi Parlamenti më 23 korrik votoi për riformatizmin e ekzekutivit.