Lekaj: Kurti mashtroi, le të ikë e të mos e shohim më në këtë karrige – qytetari do t’ia tregojë vendin
Foto: Laura Hasani

Lekaj: Kurti mashtroi, le të ikë e të mos e shohim më në këtë karrige – qytetari do t’ia tregojë vendin

Aktuale October 14, 2024 - 14:22

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se do të duhej që “së paku ministri i Mbrojtjes të jetë këtu”, ndërsa foli në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, të cilën po e bojkoton pushteti dhe deputetët e LVV-së.

Lekaj tha se pushtetarët po i injorojnë “60% të qytetarëve që s’i kanë votuar”.

“Çdo qytetar e ka mashtruar”, tha ai, ndërsa po fliste për kryeministrin Albin Kurti.

“Le të ikë sa më parë dhe më të mos e shohim në këtë karrige”.

“Jam i bindur që qytetari ka me ia tregu vendin kësaj qeverie”, tha Lekaj.