Deliu: Vetëvendosja e ka hallin te tenderët, s’kam besu që në 2024-n mblidhemi të flasim se a kanë bukë ushtarët e Kosovës
Foto: Laura Hasani

Deliu: Vetëvendosja e ka hallin te tenderët, s’kam besu që në 2024-n mblidhemi të flasim se a kanë bukë ushtarët e Kosovës

Aktuale October 14, 2024 - 13:56

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, tha se Qeveria nuk preokupohet për problemin e furnizimit të FSK-së me ushqim.

“Vetëvendosja e ka hallin te tenderët. Komplet, i madh e i vogël, brenda kësaj partie sot hallin më të madh e kanë për tenderët”, tha ajo në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.

Deliu tha se Qeveria e ka vendosur në situatë të vështirë edhe Policinë e Kosovës, duke përmendur protestën e policëve elitarë.

“S’kam besu që në vitin 2024 ne mblidhemi me folë për a kanë bukë sot ushtarët e Kosovës, a do të kenë bukë nesër qytetarët e Kosovës”, tha ajo.