Abazi: A është ushqimi çështje e luftës së bandave dhe të korrupsionit në ministri?
Foto: Laura Hasani

Abazi: A është ushqimi çështje e luftës së bandave dhe të korrupsionit në ministri?

Aktuale October 14, 2024 - 13:41
Abazi: Qeveria po i ikën ballafaqimit me qytetarë

Deputeti i pavarur Haki Abazi tha se është obligim i ministrit të Mbrojtjes që të sqarojë para deputetëve dhe qytetarëve se çka është duke ndodhur në FSK rreth sigurimit të ushqimit për ushtarët.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga opozita rreth krizës së furnizimit me ushqim në FSK, ai pyeti se “a është ushqimi çështje e luftës së bandave dhe të korrupsionit në Ministri?”.

Image

 

“Ministri e ka për obligim që të shpjegojë se çafër po ndodh që në këtë sektor me vital të mbrojtjes së vendit, të mos ketë spekulime”.

“A është çështje e luftës së bandave dhe të korrupsionit në ministri? A është për shkak të interesave të individëve? A ka ndodh që vëllai i deputetit Dugolli të ndryshoj marrëdhëniet e prokurorimit në këtë, a është çështje e ligjit”.

“Nëse është kjo të vij ligji të ndërrohet. Në maj të viti 2023 FSK u përjashtua nga 'Defder Europ 2023', tani prapë me politik e interes i bie që po degradohet FKS-ja dhe imazhi i saj në një kohë kritike të konflikteve në rajon”.