Quni: Shqetësim thelbësor gjendja e ushtarëve, të gjendet zgjidhje duke përdorur ekspertizën e NATO-s
Foto: Laura Hasani

Quni: Shqetësim thelbësor gjendja e ushtarëve, të gjendet zgjidhje duke përdorur ekspertizën e NATO-s

Aktuale October 14, 2024 - 13:07

Ish-ministri i Mbrojtjes, njëherësh deputeti i LDK-së, Anton Quni ka thënë se është shqetësim thelbësor situata në FSK, e cila prek shëndetin dhe mirëqenien e ushtarëve tanë.

Quni u shpreh është detyrë parësore e Ministrisë së Mbrojtjes që të siguroj mirëqenien e ushtarëve tanë.

Image

Ai tha se Qeveria nuk ka arritur të planifikojë përfundimin e kontratës së furnizimit me ushqim në mënyrë të duhur.

 

“Por Kosova nuk ka shpallur gjendje emergjente kombëtare. Ushqimi nuk është një emergjencë e papritur. Është diçka që mund të planifikohet me kalendar dhe me transparencë”, tha Quni.

 

Quni pyeti se nëse shtetet e fuqishme ushtarake si SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, po ashtu edhe vendet tona fqinje mund të ndjekin procese të hapura, atëherë cilat mund të jenë motivet që Kosova të veprojë ndryshe.

Quni kërkoi të merren hapat e nevojshëm “duke përdorur ekspertizën e NATO-s”.