Deputeti i PDK-së: Qeveria rrezikoi operacionalitetin e FSK-së, tradhtoi interesat kombëtare
Foto: Laura Hasani

Deputeti i PDK-së: Qeveria rrezikoi operacionalitetin e FSK-së, tradhtoi interesat kombëtare

Aktuale October 14, 2024 - 12:53
Berisha i PDK-së: Kjo qeveri ka agjendë për zhbërjen e shtetit të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, tha çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së është një sabotimi i qëllimshëm i një institucioni kyç për stabilitetin e vendit.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrur nga opozita rreth krizës së furnizimit me ushqim, deputeti Berisha shtoi se Qeveri ka punuar në dobësimin e institucioneve dhe ka tradhtuar interesat kombëtare të vendit.

“Janë një mori shkaqesh demotivuese, siç janë pagat, manipulimit me grada, trajnime jashtë vendit me manipulime, puna pas orari e mos pagesa e tyre etj.”, tha Berisha.

“Ajo çka po ndodh me këtë çështje është sabotimi i qëllimisht i një institucioni kyç për stabilitetin e vendit. Kjo është Qeveri që ka punuar në dobësim të institucioneve. Keni tradhtuar interesat kombëtare të vendit”, ka thënë ai.