Ndërgjegjësim në rritje ndaj kancerit të gjirit, 52% e rasteve u diagnostikuan në fazën e hershme
Foto: Laura Hasani

Ndërgjegjësim në rritje ndaj kancerit të gjirit, 52% e rasteve u diagnostikuan në fazën e hershme

Aktuale October 14, 2024 - 12:42

Klinika e Onkologjisë në QKUK ka trajtuar 335 raste me kancer të gjirit gjatë 9 muajve të parë të vitit 2024, prej të cilave 332 janë gra dhe 3 burra, ose 22% të rasteve të sëmundjeve malinje të regjistruara deri në muajin shtator.

Një aspekt pozitiv është se 52% e rasteve janë diagnostikuar në fazën e hershme (stadet I dhe II), çka tregon për ndërgjegjësimin në rritje ndaj kancerit të gjirit në Kosovë, thotë Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Të gjithë pacientet janë trajtuar në Klinikën e Onkologjisë, sipas protokolleve ndërkombëtare, me barna; si citostatikë, terapi biologjike, hormonale, terapi të mençur, dhe radioterapi me teknika si IMRT dhe C-RAD.