Von der Leyen nga Procesi i Berlinit: Drejt një të ardhmeje me gjashtëshen ballkanike brenda BE-së

Von der Leyen nga Procesi i Berlinit: Drejt një të ardhmeje me gjashtëshen ballkanike brenda BE-së

Aktuale October 14, 2024 - 11:16

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në 10-vjetorin e nismës së Procesit të Berlinit ka theksuar se është koha për të parë përpara, drejt një të ardhmeje ku gjashtëshja ballkanike do të përfshihet në Bashkimin Evropian.

Përmes një publikimi në X, Von der Leyen shkruan se është mirë të jesh në Berlin me partnerët ballkanikë, për të parë arritjet e shkuara, por veçanërisht për të shtruar rrugën përpara.

“Drejt një të ardhmeje ku të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Unionit tonë”, shkruan Von der Leyen, e cila përpara fillimit të Samitit ka pasur një takim edhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz, mikpritës i takimit.