Kurti krah Scholzit: Një dekadë vullnet, punë e angazhim për ta afruar rajonin tonë më shumë drejt BE-së

Kurti krah Scholzit: Një dekadë vullnet, punë e angazhim për ta afruar rajonin tonë më shumë drejt BE-së

Aktuale October 14, 2024 - 11:10

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është pritur nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Kurti ka publikuar një fotografi duke shtrënguar duart me Scholzin.

Ai theksoi se Berlini është vendi dhe tash është momenti për më shumë progres, e për ta bërë këtë samit jubilar të suksesshëm.

“10-vjetori i Procesit të Berlinit vendtakim e ka pikërisht kryeqendrën e Gjermanisë. Një dekadë vullnet, punë e angazhim për ta afruar rajonin tonë më shumë drejt BE-së. Berlini është vendi dhe tash është momenti për më shumë progres, e për ta bërë këtë samit jubilar të suksesshëm”, shkroi Kurti.