Liderët e rajonit takohen sot në Berlin, i pranishëm edhe kryeministri Rama

Liderët e rajonit takohen sot në Berlin, i pranishëm edhe kryeministri Rama

Aktuale October 14, 2024 - 08:45

Kancelari gjerman Olaf Scholz mbledh sot në Berlin liderët e Ballkanit Perëndimor, në 10-vjetorin e Procesit të Berlinit.

Të pranishëm janë edhe kryeministri Edi Rama, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe liderët nga Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Iniciativa e nisur në vitin 2014, që mori jetë nga ish-kancelarja gjermane Angela Merkel, shënon 10-vjetorin e saj. Në samit do bashkohen edhe zyrtarë dhe përfaqësues të vendeve të BE-së, ndërsa në fokus të samitit do të jetë thellimin i mëtejshëm i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe agjendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Në një intervistë për agjencinë Reuters, para samitit, kryeministri Edi Rama shprehet optimist se nga samiti do të sqarohen polemikat e ngritura lidhur me Marrëveshjen e zgjeruar e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.

“Nesër do të jetë e rëndësishme të… rregullojmë mekanizmin e CEFTA-s, për të cilin ka pasur disa qëndrime kontroverse muajt e fundit, por që tani janë kaluar. Ky është përfitimi pozitiv nga Procesi i Berlinit, që na mban të gjithëve në shina”, tha Rama.

Rezultatet e samitit do të prezantohen në një konferencë të përbashkët për shtyp nga kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, të cilët gjithashtu do të marrin pjesë në samit në emër të BE-së.

Dita nis me pritjen nga kancelari Olaf Sholz në orët e para të mëngjesit për delegacionet, pasi do të jenë të pranishëm edhe liderët e Ballkanit Perëndimor, i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Hapja do të bëhet nga kancelari gjerman dhe më tej vijohet në orën 10:00 me hapjen e temës së parë, “Bashkëpunimi rajonal dhe tregut të përbashkët rajonal”.

Në pjesën e dytë diskutohet tema e “Gjelbër, Ligjshmëria dhe Energjia”. Do vijohet me ceremoninë e nënshkrimit, për të kaluar në orën 13:00 në “Diskutimin me përfaqësues të Forumit Rinor dhe Shoqërisë Civile”.

Në orën 14:00, do të mbahet edhe tematika e fundit “E ardhmja e Procesit të Berlinit” dhe në fund konferenca e shtypit.

Samiti i fundit i Procesit të Berlinit u mbajt më 16 tetor 2023 në Tiranë, për herë të parë jashtë kufijve të BE-së.

Agjenda e 10-vjetorit të Procesit të Berlinit:

-14 tetor 2024, ora 09:30, Berlin, Kancelaria Federale

-09:30 – 10:00 Mbërritja e delegacioneve, përshëndetje nga Olaf Scholz, kancelar i Federatës Federale, Republika e Gjermanisë

-10:00 – 10:15 Hapja dhe ndërhyrja zyrtare nga kancelari Scholz

-10:15 –11:15 Sesioni 1: Bashkëpunimi rajonal dhe tregu i përbashkët rajonal

-11:15 – 11:30 Foto në grup dhe pushim kafeje

-11:30 – 12:20 Sesioni 2: Agjenda e Gjelbër, Lidhshmëria, Energjia

-12:20 – 12:35 Ceremonia e nënshkrimit

Ceremonia e nënshkrimit

-12:35 – 13:00 Diskutim me përfaqësues të Forumit Rinor dhe të Shoqërisë Civile

Forumi

-13:00 – 14:00 Dreka (vetëm krerët e qeverive)

Tema: E ardhmja e Procesit të Berlinit

-14:00 – 14:30 Konferencë për shtyp.