Policia e Kosovës, pjesëmarrëse në Akademinë e FBI-së

Policia e Kosovës, pjesëmarrëse në Akademinë e FBI-së

Aktuale October 11, 2024 - 23:31

Eprorë të lartë të Policisë së Kosovës, morën pjesë në Konferencën e 40-të evropiane të Akademisë Kombëtare të FBI-së në Oslo të Norvegjisë.

Eprorë të Policisë së Kosovës të diplomuar në Akademinë e FBI-së, morën pjesë në konferencën vjetore evropiane të organizuar nga Asociacioni i Akademisë Kombëtare të FBI-së, konferencë në cilën marrin pjesë kryesisht udhëheqës policorë të diplomuar nga kjo akademi.

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi bëri të ditur se temat që u diskutuan në sesionet trajnuese në kuadër të kësaj konference kishin të bëjnë me metodat bashkëkohore të Policimit, përfshirë aplikimin e teknologjisë së re dhe inovative në funksion të zbatimit të ligjit dhe lidership, bashkëpunimin publiko-privat dhe policimin në komunitet.

“Eprorë të Policisë së Kosovës të diplomuar në Akademinë e FBI-së, morën pjesë në konferencën vjetore evropiane të organizuar nga Asociacioni i Akademisë Kombëtare të FBI-së, prej 28 shtator – 2 tetor 2024, konferencë në cilën marrin pjesë kryesisht udhëheqës policorë të diplomuar nga kjo akademi.

Temat që u diskutuan në sesionet trajnuese në kuadër të kësaj konference kishin të bëjnë me metodat bashkëkohore të Policimit, përfshirë aplikimin e teknologjisë së re dhe inovative në funksion të zbatimit të ligjit dhe lidership, bashkëpunimin publiko-privat dhe policimin në komunitet.

Gjatë këtyre sesioneve eprorët e PK-së, përveç që patën rastin të zgjerojnë lidhjet me profesionistë nga të gjitha shtetet evropiane dhe SHBA-së, po ashtu patën mundësinë për të shkëmbyer përvojat profesionale me të pranishmit dhe të njoftohen me zhvillimet me të reja teknologjike në fushën e zbatimit të ligjit”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, gjatë këtyre sesioneve eprorët e PK-së, përveç që patën rastin të zgjerojnë lidhjet me profesionistë nga të gjitha shtetet evropiane dhe SHBA-së, po ashtu patën mundësinë për të shkëmbyer përvojat profesionale me të pranishmit dhe të njoftohen me zhvillimet me të reja teknologjike në fushën e zbatimit të ligjit.