Gruda i PDK-së pritet në Departamentin Amerikan të Shtetit
Aktuale
October 11, 2024 - 18:46
Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Partinë Demokratike të Kosovës ka qëndruar sot në Departamentin Amerikan të Shtetit ku është pritur në takim nga Anne Morrison, zyrtare e lartë për Kosovën.
"Diskutuam për shumë çështje që lidhen me Kosovën dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Shtetet e Bashkuara mbeten aleati kryesor dhe i padiskutueshëm i popullit të Kosovës, dhe kjo miqësi është kapitali më i madh politik që ka vendi ynë", tha Gruda.