Harrisi apo Trumpi, Kasanof: S’ka gjasa që zgjedhjet ta ndryshojnë dramatikisht politikën tonë për Kosovën
Foto: Laura Hasani

Harrisi apo Trumpi, Kasanof: S’ka gjasa që zgjedhjet ta ndryshojnë dramatikisht politikën tonë për Kosovën

Aktuale October 11, 2024 - 18:24

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, tha sot zgjedhjet presidenciale në SHBA, që do të mbahen më 5 nëntor, mund të ndikojnë në çfarëdo mënyre në qasjen e SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor në përgjithësi ose në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Kasanof tha:

“Politika e jashtme e SHBA-së bazohet në interesat tona kombëtare dhe nuk ka gjasa që interesat tona kombëtare të ndryshojnë në një shkallë të tillë që do ta ndikonte llogaritjen apo politikën në mënyrë dramatike, kur bëhet fjalë për Kosovën”.

Ai vuri në dukje se vizita e tij e parë në Kosovë ishte “kryesisht një vizitë dëgjimore” dhe “për të mësuar më shumë për çështjet”.

“Kam mësuar shumë dhe ato informacione do t’i transmetoj kur të kthehem në Uashington”, tha Kasanof.

Kasanof qëndroi në Prishtinë pas vizitave që bëri këtë javë në Serbi dhe në Bosnje e Hercegovinë.

Ky ishte turneu i tij i parë në rajon prej se mori detyrën e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor në korrik të këtij viti.