Musliu e quan Kurtin “llaskuc politik”
Foto: Laura Hasani

Musliu e quan Kurtin “llaskuc politik”

Aktuale October 11, 2024 - 14:27

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, me terroristin Millan Radoiçiq, tha se në vend se në Kuvend të diskutohet për hallet e qytetarëve, duhet të diskutohet për Radoiçiqin.

“VV e ka pru vendin dhe Kuvendin, në vend që të flasim për hallet e qytetarëve ne duhet të flasim për Radoiçiqin në Kuvend dhe të merremi me të. Bashkimi kombëtar, dialogu zhvillimi ekonomik, arsimi, nepotizmi, klientelizmi janë vetëm disa nga temat që kjo qeveri i ka degjeneruar në tërësi. Ka bërë vetëm filma të dobët propagandistik.

Ky mandat i qeverisë po përfundon ashtu siç ka nisur – keq. Llaskuc politik dhe pa asnjë kriter njerëz e kombëtar. Edhe 100 vjet pas nëse qeveris LVV-ja, jo vetëm të afrohet, por nuk mund të barazohet asnjëherë me të arriturat e PDK-së. Dhe ky fakt e lë pa gjumë Kurtin. Ky pushtet vjedh, rren, shkatërron, izolon, pranon autonomi për serbët dhe dalin thonë luftë hibride. 90 për qind e tyre as nuk e dinë çka është lufta hibride”, tha Musliu.

Në seancë nuk po merr pjesë Lëvizja Vetëvendosje.