Audioincizimi me Radoiçiqin, Kastrati: Mimi dje ishte në kanalizim deri në fyt
Foto: Laura Hasani

Audioincizimi me Radoiçiqin, Kastrati: Mimi dje ishte në kanalizim deri në fyt

Aktuale October 11, 2024 - 13:31

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë se ka mbetur i befasuar me narrativën e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari-Lila, të mohimit rreth audioincizimit me Millan Radoiçiqin.

Ai tha se Kusari e ka krijuar një imazh të një politikaneje qesharake.

“Mbeta i befasuar me narrativën e saj dje të mohimit të situatës me përdorimin e fjalëve të saj. Është bërë arkitekte e situatës së vetë. 100 veta po e shohin që ke folë veç ajo e ka parë një situatë tjetër. Mimi dje ishte në kanalizim deri në fyt dhe me buzëqeshje që refuzonte të pranojë veprimin dhe pasojat e saj. Kjo shkollë është e Albinit”, tha Kastrati. /Klankosova.tv.