Tahiri fton Prokurorinë t’i hetojë përgjimet e Kusari-Lilës me Radoiçiqin
Foto: Laura Hasani

Tahiri fton Prokurorinë t’i hetojë përgjimet e Kusari-Lilës me Radoiçiqin

Aktuale October 11, 2024 - 12:41

Lëvizja Vetëvendosje s’ka shkuar fare në seancën e thirrur nga PDK-ja për diskutim lidhur me përgjimin në mes të Mimoza Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit.

Seanca po drejtohet nga Enver Hoxha, ndërkohë fjalën e ka marrë shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri.

Tahiri ka thënë se duhet të shihet se deri ku ka arritur vendimmarrja e shtyrë nga Millan Radoiçiq në Kuvend.

Ai i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit për të hetuar për këtë bashkëpunim në mes të shefes së deputetëve të LVV-së dhe Millan Radoiçiqit.

“Duhet të shihet se deri ku ka mbërritur vendimmarrja e shtyrë nga Millan Radoiçiq. Unë i kërkoj sot prokurorit të Shtetit të ketë një hetim penal për këtë çështje. BIA serbe na ka depërtuar deri në Gjykatë Kushtetuese. Nuk jemi cenuar asnjëherë më shumë se kësaj here. Të vërtetës s’mund t’i ikin. Do të japin përgjegjësi”, tha Tahiri.