Gjeneralmajori Ulutas ia dorëzon italianit Barduani komandën e KFOR-it

Gjeneralmajori Ulutas ia dorëzon italianit Barduani komandën e KFOR-it

Aktuale October 11, 2024 - 12:31

Gjeneralmajori i ushtrisë turke, Ozkan Ulutas, ia ka dorëzuar komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Enrico Barduani, raporton Ekonomia Online.

Ceremonia e pranim-dorëzimit të komandës është mbajtur në kampin “Film City” në Prishtinë.

Me këtë rast presidentja Vjosa Osmani i dhuroi medalje presidenciale ushtarake gjeneralmajorit të ushtrisë turke, Ozkan Ulutas.

Gjenerali Ozkan Ulutash ka theksuar se sivjet shënohet 25-vjetori i KFOR-it në Kosovë, i cili përpiqet të ofrojë një mjedis të qetë. Ulutashi ka deklaruar se situata në Kosovë mbetet fragjile.

“Gjatë këtyre 25 viteve anëtarët e komunitetit ndërkombëtar kanë rezultuar në siguri publike në përmirësimin e marrëdhënieve dhe për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët. Ne dëshirojmë të tregojmë se ofrojmë paqe”, ka thënë ai.

Përderisa admirali Stuart B. Munsch, komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, ka lavdëruar punën e komandantit Ozkan Ulutas në Kosovë.

 

Ai ka thënë se NATO-ja dhe KFOR-i me mbështetjen e plotë të BE-së e kanë lehtësuar dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Bashkësia ndërkombëtare mbetet e përkushtuar të punojmë së bashku për të promovuar paqe e stabilitet për të gjithë. 25 vjet mbi 100 mijë persona nga 27 shtete kanë shërbyer në KFOR për të ofruar paqe dhe siguri. Tani vitin e kaluar kemi pasur një komandant të dalluar të KFOR-it Ozkan Ulutas, i cili ka kryer një detyrë të madhe. Që nga dita e parë gjenerali ka punuar me devotshmëri dhe pa reshtur për të për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët”.

Image

“KFOR-i është ballafaquar me disa sfida të sigurisë për të ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe të gjitha detyrat i ka kryer me sukses. Kjo udhëheqje e ka dërguar KFOR-in përpara për të zhvilluar aktivitet diplomatike, zotimi i përbashkët i gjeneralit Ozkan Ulutash ishte i denjë dhe paanësia e tij në udhëheqje ishte në nivelin më të lartë dhe dinamika e tij e punës ishte për çdo lavditë”.

“NATO-ja dhe KFOR-i me mbështetjen e BE-së e kanë lehtësuar dialog ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet dhe jashtë këtij dialogu duke vepruar me zotim të madh për të parë se çfërë duhet të përfshihet dhe çfarë të përjashtohet në dialog. Veprimet e Qeverisë në këtë dialog kanë pasur për qëllim uljen e tensioneve”, ka thënë ai.