Nis seanca e jashtëzakonshme pa deputetët e LVV-së, e drejton Enver Hoxhaj
Foto: Laura Hasani

Nis seanca e jashtëzakonshme pa deputetët e LVV-së, e drejton Enver Hoxhaj

Aktuale October 11, 2024 - 12:22

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme për debat parlamentar për komunikimet e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, me Millan Radoiçiqin.

Në këtë seancë nuk po marrin pjesë deputetët e LVV-së dhe as kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, e në mungesë të këtij të fundit, seancën po e udhëheq nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, transmeton Zeri.info.

Seanca është thirrur me 40 nënshkrime të deputetëve të opozitës, të cilët kanë përgatitur edhe një rezolutë për hedhje në votim pas debatit. /Zëri

Image