Abdixhiku në takim me Kasanofin theksoi shqetësimin për raportin e dëmtuar të Qeverisë me SHBA-në

Abdixhiku në takim me Kasanofin theksoi shqetësimin për raportin e dëmtuar të Qeverisë me SHBA-në

Aktuale October 11, 2024 - 12:11

Sot kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u takua me zëvendësndihmëssekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, njëherësh i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, të cilin e uroi për detyrën e re dhe i ofroi bashkëpunim të ngushtë të LDK-së në çështjet strategjike vitale për të dyja vendet.

Në një njoftim nga LDK-ja thuhet se Abdixhiku theksoi shqetësimin e LDK-së për raportin e dëmtuar të Qeverisë së Kosovës me SHBA-në, si dhe me partnerët e tjerë strategjikë politikë dhe të sigurisë.

“Kryetari Abdixhiku e siguroi Kasanofin se, me formimin e qeverisë së re, të drejtuar nga LDK-ja, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, riparimi i këtyre raporteve do të jetë çështje e prioritetit më të lartë”.

“Kryetari Abdixhiku, po ashtu, e njoftoi Kasanofin për ecurinë e përgatitjeve për fushatën parazgjedhore, për takimet me qytetarët gjithandej Kosovës, si dhe për shtyllat kryesore të programit politik ‘Rruga e re’. Abdixhiku theksoi se partneriteti strategjik me SHBA-në në fushën e ekonomisë, të energjisë dhe të sigurisë është jetik për LDK-në dhe për Kosovën”, thuhet në njoftimin e LDK-së. /Zëri